Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës e intimidimit

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 03:57

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së djeshme.

Me anë të një postimi në platformën “X, ai ka dënuar aktet e dhunës dhe duke bërë thirrje për përgjegjësi qytetare dhe dialog.

Hoxha shkruan se protesta kishte devijuar nga shqetësimet qytetare drejt dhunës dhe papërgjegjshmërisë.

Reagim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në X:

Nga flamingot te arkivoli.

Nga mbrojtja e mjedisit te gjyqi publik.

Nga shqetësimi qytetar te papërgjegjshmëria.

Nga protesta paqësore te dhuna.

Nga vizioni për një Shqipëri të Re te rikthimi i një Shqipërie déjà vu – të vjetër, të kapërcyer dhe të papranueshme.

Quo vadis?

Demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna.

Ato janë fituar me mund, sakrifica dhe përgjegjësi. Janë fryt i dialogut, jo i intimidimit; i urtësisë dhe pjekurisë shoqërore, jo i imponimit.

#Shqipëria2030, ajo që ëndërronim e që duam, anëtare e Bashkimit Evropian, më e zhvilluara ndonjëherë, më demokratike dhe më e arritura në historinë e saj, mund dhe do të ndërtohet vetëm me punë, vizion dhe përkushtim.

Me rininë, me atë që sheh vetëm përpara, për të ndërtuar, sepse kemi ende shumë për të bërë.

/vizionplus.tv

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter