Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Napolit, nënshkroi deri në 2029!

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 13:33

Tani vjen edhe zyrtarizimi; Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Napolit. Klubi italian doli me një komunikatë për shtyp paraditen e kësaj të premteje për të bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me teknikun livornez për të drejtuar skuadrën deri në vitin 2029.

‘Napoli i uron mirëseardhjen Massimiliano Allegrit që merr përsipër rolin e trajnerit të skuadrës. Tekniku ka nënshkruar një kontrarë me klubin deri në 30 qershor të 2029-theksohet në komunikatën e Napolit.

Pas një karriere të gjatë dsi futbollistë, gjatë së cilës ka veshur edhe fanelën e Napolit në 1997/98, Massimiliano Allegri nisi rrugëtimin e tij në rolin e trajnerit duke nisur nga sezoni 2003/04. Në vitin 2007/08 drejtoi Sassuolon në ngjitjen e parë historike në Serie B duke fituar në të njëjtin vit edhe Superkupën e Serie C1.

Pak muaj më vonë, ai bëri debutimin në Serie A në pankinën e Cagliarit duke e mbyllur kampionatin në vendin e 9 dhe duke fituar ‘Pankinën e Artë’. Në vitin 2010, Allegri mori drejtimin e Milanit duke e drejtuar klubin kuqezi drejt titullit të 18 dhe te Superkupës së 6 Italiane në historinë e tij. Nga 2014 deri në 2019 ai ishte trajner i Juventusit me të cilin fitoi 5 tituj radhazi të Serie A, 4 Kupa të Italisë radhazi dhe 2 Superkupa. Në të njëjtën periudhë ai çoi bardhezinjtë në finalen e Ligës së Kampioneve në 2 raste. Pas dy vitesh u kthye sërish te Juventusi, duke fituar Kupën e Italisë për herë të pestë në 2024. Sezonin e kaluar, Allegri drejtoi sërish Milanin me të cilin e mbylli kampionatin në vendin e pesë.

Ndërkaq edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurenttis i ka uruar mirëseardhjen trajnerit Allegri në skuadër përmes një postimi në rrjetet sociale

‘Mirësevjen, mister Allegri!”-ishte mesazhi i shkurtër i presidentit të Napolit për teknikun toskan.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter