Shuhet veterani i gazetarisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Nijazi Muhamedi

featured
Press Online
02 Korrik 2026, 08:50

Ka ndërruar jetë sot, më 2 korrik, gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Nijazi Muhamedi, informon PressOnline.al.

Muhamedi ishte ndër emrat e rëndësishëm të gazetarisë shqiptare në vend, i cili për shumë vite dha kontribut në informimin publik dhe në zhvillimin e medias në gjuhën shqipe. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai punoi në disa media, ndërsa një pjesë të rëndësishme të angazhimit të tij e kaloi në Radio Televizionin e Maqedonisë, ku ushtroi detyra të ndryshme profesionale dhe drejtuese.

Përveç gazetarisë, Nijazi Muhamedi u dallua edhe si publicist dhe autor, duke trajtuar në shkrimet dhe veprat e tij çështje politike, historike dhe shoqërore që lidhen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi për vdekjen e tij është pritur me pikëllim nga familjarët, kolegët, miqtë dhe opinioni publik. Ai do të kujtohet për përkushtimin ndaj profesionit, integritetin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në shërbim të fjalës së lirë dhe informimit të drejtë.

PressOnline.al i shpreh ngushëllime familjes Muhamedi, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën e tij.

Trashëgimia profesionale e Nijazi Muhamedit mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së gazetarisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter