Ruby Rose po rikuperohet pasi pësoi një aksident të pazakontë në shtëpinë e saj, i cili i shkaktoi thyerjen e dy brinjëve.
Modelja dhe aktorja australiane ndau në rrjetet sociale një video nga momenti i incidentit, ku shihet duke hyrë në pishinë. Teksa tenton të futet në ujë, ajo humbet ekuilibrin, përplaset me murin anësor dhe bie në pishinë.
Përplasja rezultoi e fortë dhe Rose zbuloi se kishte thyer dy brinjë.
Ju lutem ejani dhe më nxirrni jashtë, ia bëra vetes këtë
-shkroi ajo me humor në përshkrimin e videos.
Aktorja bëri të ditur gjithashtu se pas aksidentit u dërgua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm.
Në një tjetër postim, Ruby kujtoi një dëmtim të ngjashëm që kishte pësuar në vitin 2019 gjatë xhirimeve të serialit “Batwoman”.
Më vjen keq që u ktheva në xhirimet e ‘Batwoman’ vetëm një ditë pasi theva një brinjë. Nuk i ndieja krahët ose këmbët dhe kisha veshur kostumin
-u shpreh ajo.
Pavarësisht lëndimit, Rose e ka trajtuar situatën me humor, ndërsa fansat i kanë uruar shërim të shpejtë pas aksidentit të pazakontë.






