Platforma “Liria ka Emër” ka reaguar lidhur me zgjatjen e vendimit të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke ngritur shqetësime për efikasitetin dhe besimin në drejtësi.
Në reagim thuhet se kur një proces zgjat me vite dhe shpallja e aktgjykimit shtyhet, lindin pyetje serioze për mënyrën se si funksionon drejtësia dhe për besimin e publikut në të.
Sipas tyre, drejtësia nuk matet vetëm me vendimin përfundimtar, por edhe me kohën brenda së cilës ai merret, duke theksuar se çdo shtyrje rrit pasigurinë për të akuzuarit, familjet e tyre dhe opinionin publik.
“Çdo shtyrje e re e zgjat pasigurinë për të akuzuarit, familjet e tyre dhe gjithë opinionin publik. Një proces kaq i rëndësishëm meriton transparencë, afate të arsyeshme dhe përfundim pa vonesa të panevojshme.
Drejtësia e vonuar rrezikon të perceptohet si drejtësi e cunguar”, thuhet në reagim.






