Pamje nga operacioni kundër krimit të organizuar, ku u arrestuan 9 persona

featured
Press Online
01 Korrik 2026, 15:48

Sistemi Prokurorial ka publikuar pamjet nga aksioni kundër krimit të organizuar ku përfunduan të arrestuar nëntë persona.

Në pamjet e publikuara shihen bastisjet dhe arrestimet nga ky operacion që u zhvillua në 21 lokacione, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për hetimin. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale: shpëlarje parash, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

Sipas autoriteteve, hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara se të arrestuarit kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, duke përdorur dokumente të rreme tatimore dhe duke realizuar shitje e transaksione fiktive të derivateve të naftës, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm dhe shmangien e detyrimeve tatimore.

9 të arrestuar për shpëlarje parash dhe kontrabandë të derivateve – sekuestrohen armë, para, vetura dhe autobotë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter