Flota e zjarrfikësve në Prishtinë zgjerohet me një kamion të ri për ndërhyrje emergjente

featured
Press Online
01 Korrik 2026, 11:01

Komuna e Prishtinës ka investuar 333 mijë euro për fuqizimin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, duke i shtuar flotës së saj një kamion të ri sulmues për ndërhyrje në situata emergjente.

Sipas njoftimit të Komunës, automjeti i ri pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet operacionale të brigadës, duke mundësuar reagim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit, njofton Dukagjini.

Komuna theksoi se investimi është pjesë e angazhimit për forcimin e shërbimeve emergjente dhe përmirësimin e kushteve të punës për zjarrfikësit.

“Do të vazhdojmë të investojmë në fuqizimin e shërbimeve emergjente dhe në mbështetjen e zjarrfikësve tanë, të cilët janë çdo ditë në vijën e parë për sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter