Goli i anuluar i Gjermanisë, Klopp: Pa gola si ky, Arsenal nuk shpallej kampion në Angli!

featured
Press Online
30 Qershor 2026, 10:54

Episodi i minutës së 102-te në ndeshjen Gjermani-Paraguaji do të mbahet mend gjatë pasi vendosi fatet e katër herë kampionëve të botës në këtë edicion të Botërorit.

Goli i shënuar me kokë nga Tah i dha avantazhin ekipit të Nagelsmann-it, por VAR ndërhyri duke evidentuar te kryesori nga Maroku një duel në zonë mes Anton dhe portierit të Paraguajit.

Pasi rishikoi aksionin Jalal Jayed vendosi të mos akordonte golin e shënuar nga mbrojtësi i Bayern-it ndërsa ky vendim i tij ka hapur mjaft polemika.

Nëse ky gol nuk do të konsiderohet si i rregullt, atëherë Arsenal nuk do të shpallej kampion i Anglisë. Ata kanë shënuar 60% të golave këtë sezon në këtë mënyrë. Ky vendim i arbitrit është brutal pasi ndeshjet fitohen duke shënuar gola.

Në sport humbja nuk është më e keqja, por të ndërpresësh ëndërrën në këtë mënyrë mendoj se është diçka dramatike. Një ndeshje futbolli mund të fitohet në 500.000 mijë mënyra të ndryshme. Duhet vetëm gjetur njëra, tha Jürgen Klopp.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter