Vazhdon moti i nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë

featured
Press Online
30 Qershor 2026, 07:39

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se dita e martë do të karakterizohet me mot të nxehtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas parashikimit, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter