Mexhiti: Fatmir Limani nuk është VLEN, ne negociojmë për kuadro të VLEN-it!

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 22:46

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, është pyetur lidhur me ministrinë që deri më tani është drejtuar nga Fatmir Limani.

Mexhiti ka theksuar se Limani nuk është më pjesë e VLEN-it, prandaj, sipas tij, negociatat zhvillohen vetëm për kuadro që i përkasin këtij koalicioni.

“Ne negociojmë për kuadro të VLEN-it. Këtë e kemi deklaruar publikisht edhe unë, edhe z. Kasami, ndërsa edhe vetë Fatmir Limani ka theksuar se nuk është më pjesë e VLEN-it”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN do të propozojë emra nga radhët e veta, në përputhje me ripozicionimin aktual politik të koalicionit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter