Taravari nuk ndalet, Aleanca për Shqiptarët forcohet fuqishëm edhe në Likovë

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 22:30

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e konsolidimit dhe ristrukturimit të strukturave partiake, kësaj radhe në komunën e Likovës, ku u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e radhës të partisë.

Në kuvend, me mbështetje të shumicës së delegatëve, Shkëlqim Musliu u zgjodh kryetar i ri i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Likovë. Njëkohësisht u bë edhe riorganizimi i organeve të reja drejtuese të degës.

Punimet e Kuvendit u zhvilluan në praninë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe të deputetëve, funksionarëve partiakë, aktivistëve, anëtarëve dhe mysafirëve të tjerë.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Musliu falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar se posti i ri përfaqëson një përgjegjësi të madhe ndaj anëtarësisë dhe qytetarëve. Ai u zotua se do të punojë me përkushtim, transparencë dhe angazhim për forcimin e mëtejshëm të strukturave të Aleancës për Shqiptarët në Likovë.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se procesi i konsolidimit organizativ po vazhdon në të gjitha degët e partisë, me synimin për të ndërtuar struktura më të fuqishme dhe më pranë qytetarëve, në prag të Kongresit të ardhshëm të partisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter