Tetovari arrestohet në Tabanoc, po drejtonte një “Audi A8” të vjedhur dhe të kërkuar nga Interpoli

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 21:34

Më 28.06.2026 në ora 01:15 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin F.A. (33) nga Tetova.

Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se automjeti „Audi A8“, të cilin ai po e drejtonte, ishte lëndë e kërkimit nga Interpol Gjermania, respektivisht ishte raportuar i vjedhur.

​Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter