Temperaturat e larta, IKShPK publikon rekomandime për qytetarët

featured
Press Online
28 Qershor 2026, 17:38

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke ndjekur disa masa të thjeshta për të mbrojtur shëndetin.

Përmes një njoftimi, IKSHPK rekomandon që qytetarët të pinë ujë shpesh për të shmangur dehidratimin, të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, si dhe të shmangin pijet alkoolike dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri.

Instituti gjithashtu këshillon qytetarët të veshin rroba të lehta dhe të freskojnë trupin me ujë, në mënyrë që të përballojnë më lehtë temperaturat e ngritura.

“Gjatë temperaturave të ngritura është me rëndësi që të kujdeseni për veten tuaj”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter