Tabaku: Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi një ekonomi të ngritur mbi privilegjin, klientelizmin dhe pandëshkueshmërinë

featured
Press Online
28 Qershor 2026, 04:35

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një analizë në rrjetet sociale mbi situatën ekonomike në vend, duke e lidhur protestën qytetare të javëve të fundit me atë që e cilëson si një model ekonomik të dështuar, të ndërtuar mbi privilegjet, klientelizmin dhe kapjen e shtetit.

Sipas Tabakut, prej tre javësh mijëra qytetarë kanë dalë në protestë kundër një sistemi që, sipas saj, ka zhvlerësuar punën dhe të ardhurat e shqiptarëve, ndërsa ka favorizuar pasurimin e një pakice të lidhur me pushtetin.

Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se ky sistem ka autorë të qartë politikë.

“Ideatori është kryeministri. Aparati janë ministrat. Ndërsa shumica socialiste në Kuvend ka pranuar rolin e noterit politik të këtij modeli,” shkruan ajo.
Deputetja e PD-së kërkon që, krahas ndryshimit politik, të zhvillohet edhe një hetim parlamentar i plotë për mënyrën se si është ndërtuar ky model ekonomik, me qëllim dokumentimin e përgjegjësive institucionale dhe referimin e çdo shkeljeje tek organet e drejtësisë.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter