Pas 10 vitesh dashuri, shpërthen ndarja e papritur? Courteney Cox dhe Johnny McDaid i japin fund lidhjes?

featured
Press Online
28 Qershor 2026, 01:39

Courteney Cox dhe partneri i saj prej shumë vitesh, muzikanti i grupit Snow Patrol, Johnny McDaid, kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre pas më shumë se një dekade së bashku.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë Daily Mail dhe People, çifti është ndarë në mënyrë të qetë dhe pa dramë, ndërsa burime pranë tyre kanë theksuar se vendimi ka ardhur gradualisht, pasi të dy kishin filluar të jetonin “jeta të ndryshme”.

Dyshja u njoh në vitin 2013 dhe shumë shpejt lidhja u bë serioze, duke u fejuar vetëm një vit më vonë. Megjithatë, fejesa u anulua në vitin 2015, përpara se ata të riktheheshin bashkë në 2016 dhe të vazhdonin marrëdhënien pa e riaktivizuar fejesën.

Sipas burimeve pranë çiftit, ndarja nuk ka qenë konfliktuale dhe mes tyre ka ende respekt dhe afeksion, por distanca dhe angazhimet profesionale kanë ndikuar në ftohjen graduale të marrëdhënies.

Cox dhe McDaid janë parë për herë të fundit së bashku në publik në evente sportive vitin e kaluar, ndërsa prej kohësh kishin reduktuar paraqitjet e përbashkëta.

Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga vetë ata, mediat raportojnë se ndarja është e përfunduar dhe tashmë secili ka nisur një kapitull të ri në jetën personale.

Lidhja e tyre ishte një nga historitë më të gjata dhe më të qëndrueshme në showbiz, duke tërhequr vëmendje të madhe për stabilitetin dhe qetësinë që e karakterizonte, gjë që e bën këtë ndarje edhe më të papritur për fansat.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter