Jashtë rrezikut për jetë, fëmija i lënduar nga zjarri pranë Parkut të Qytetit

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 21:02

Fëmija i lënduar nga zjarri që përfshiu katin e fundit të një objekti pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se pas marrjes së trajtimit fillestar në Emergjencë, fëmija është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për të vazhduar trajtimin.

Sipas Sylës, gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile, ndërsa ai do të mbetet nën kujdesin e ekipit mjekësor për trajtim të mëtejshëm.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter