Haziri: Kriza nuk zgjidhet pa gatishmërinë e partisë së parë për bashkëpunim

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 19:39

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi nuk mund të dalë nga kriza politike nëse partia e parë nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri theksoi se “vetëm bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën”, duke bërë thirrje për bashkëpunim mes subjekteve politike në funksion të tejkalimit të situatës aktuale.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra. Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës! Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës. Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese. Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në! Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike! Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj”, ka shkruar ai.

LDK-ja e Hazirit doli e treta në zgjedhjet e 7 qershorit dhe siguroi 18 ulëse në Kuvend. Parti e parë sërish doli Vetëvendosje që ka marrë 53 ulëse. PDK-ja është e dyta me 22 ulëse.

Për t’u formuar Qeveria, kërkohen së paku 61 vota për. Ndërkaq, procedura e zgjedhjes së presidentit nuk mund të nisë pa marrë pjesë në votim së paku 80 deputetë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter