Dy vatra zjarri mbeten aktive në Maqedoni

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 16:41

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 14:00 janë regjistruar gjithsej tre zjarre në hapësira të hapura.

Sipas të dhënave të QMK-së, dy nga këto zjarre vazhdojnë të jenë ende aktive. Njëra vatër ndodhet në Komunën e Gazi Babës, në fshatin Trubarevë, ndërsa tjetra është në Komunën e Likovës, në fshatin Opajë.

Ndërkaq, rikujtohet se duke nisur nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje për shkak të rrezikut nga zjarret, masë kjo që do të mbetet në fuqi deri në fund të muajit gusht.

Kjo ndalesë nuk përfshin parqet nacionale dhe as Vodnon, ndërsa lejet për lëvizje mund të lëshohen nga MPB-ja dhe NP “Pyjet Nacionale”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter