Kërkohen të zhdukurit nën rrënoja në Venezuelë, numri i të vdekurve i ka kaluar 900, ekipet e shpëtimit në garë me kohën

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 15:32

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën në Venezuelë. Tri ditë pasi dy tërmete të fuqishme goditën vendin , me të paktën 920 persona të konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 51.000 të tjerë ende të zhdukur.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës rihter shkatërruan zonën bregdetare përreth La Guaira dhe kryeqyteti Karakas, ku ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet mes rrënojave për të mbijetuar.

Spitalet po punojnë në kapacitet maksimal, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa strehë.

Në ndihmë të Venezuelës kanë mbërritur ekipet e para ndërkombëtare të shpëtimit nga Meksika dhe El Salvadori, OKB-ja ka nisur koordinimin e ndihmës humanitare, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një paketë emergjence prej 150 milionë dollarësh dhe lehtësim të përkohshëm të sanksioneve ekonomike për të mundësuar operacionet e shpëtimit.

Megjithatë Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se me mbi 50.000 njerëz ende nën gërmadha, numri përfundimtar i të vdekurve pritet të rritet në ditët në vijim.

/vizionplsu.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter