Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar një burrë në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti dyshohet për sulm seksual dhe është dërguar në mbajtje, njofton Dukagjini.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.







