Vajza e legjendës së muzikës, Paris Jackson, ka nxitur spekulime për një romancë të re pasi u shfaq shumë e afërt me një mashkull misterioz në tapetin e kuq të premierës së filmit “Jackass Forever”.
28-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, rreth një vit pas përfundimit të fejesës me ish-partnerin Justin Long.

Paris u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë kafe me mëngë të gjata, të cilin e kombinoi me një këmishë me kuadrate të lidhur rreth belit. Ajo e kompletoi stilin me çizme me taka dhe aksesorë ari, duke u paraqitur mjaft e relaksuar para fotografëve.
Ndërkohë, mashkulli që e shoqëronte u pa i veshur me një këmishë ngjyrë krem mbi një bluzë të bardhë dhe xhinse të zeza. Të dy dukeshin në humor të mirë gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa ai vendosi krahun rreth belit të saj gjatë pozave në tapetin e kuq, gjë që nxiti menjëherë thashethemet për një lidhje të mundshme.

Paraqitja e tyre ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë nisur të spekulojnë në rrjetet sociale nëse bëhet fjalë për një romancë të re në jetën e vajzës së të ndjerit Michael Jackson.
Paris i dha fund fejesës me Justin Long në korrik të vitit të kaluar. Ajo konfirmoi ndarjen përmes një postimi në rrjetin social X, duke sqaruar se lotët me të cilët ishte fotografuar në publik ishin “lot ndarjeje”.

Vetëm disa muaj më parë, në dhjetor të vitit 2024, ajo kishte njoftuar fejesën me një mesazh emocional, ku shprehte lumturinë dhe dashurinë për partnerin e saj të atëhershëm.
Megjithatë, paraqitja e fundit në premierë ka bërë që shumë të pyesin nëse Paris Jackson ka vendosur të hapë një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale. Deri më tani, ajo nuk ka komentuar publikisht natyrën e marrëdhënies me mashkullin misterioz që e shoqëroi në event.







