Arrestohet një person në Ferizaj me urdhër-arrest aktiv

featured
Press Online
25 Qershor 2026, 21:46

Njësia e Trafikut të Qytetit në Ferizaj ka ndaluar një person gjatë një kontrolli rutinë në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, pas verifikimit të të dhënave është konstatuar se personi me inicialet Q.A., 40 vjeç, ka qenë në kërkim me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter