VMRO-DPMNE: Do të marrim pjesë në debatin kuvendor për ndryshimet kushtetuese

featured
Press Online
21 Korrik 2023, 14:34

Deputetët e VMRO DPMNE-së do të marrin pjesë në debatin për Propozimin për ndryshime kushtetuese të Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese, të cilin kryetari i Parlamentit – Talat Xhaferi e caktoi për të martën, më 25 korrik në ora 10:00.

“Deputetët do të marrin pjesë në debat, ku do të shprehin qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe së shpejti do të bëhet e qartë se qeveria nuk ka shumicë për ta”, thonë nga VMRO-DPMNE për AIM, përcjell PRESSonline.al

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ditë më parë tha se do të konsultohet me grupin parlamentar se si do të funksionojë grupi parlamentar në Komisionin dhe seancën.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter