Deputetët e VMRO DPMNE-së do të marrin pjesë në debatin për Propozimin për ndryshime kushtetuese të Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese, të cilin kryetari i Parlamentit – Talat Xhaferi e caktoi për të martën, më 25 korrik në ora 10:00.
“Deputetët do të marrin pjesë në debat, ku do të shprehin qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe së shpejti do të bëhet e qartë se qeveria nuk ka shumicë për ta”, thonë nga VMRO-DPMNE për AIM, përcjell PRESSonline.al
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ditë më parë tha se do të konsultohet me grupin parlamentar se si do të funksionojë grupi parlamentar në Komisionin dhe seancën.





