Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 32 viktima deri tani, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

featured
Press Online
25 Qershor 2026, 09:03

Dy tërmete shumë të fuqishme goditën bregdetin verior të Venezuelës mbrëmjen e së mërkurës, vetëm pak minuta larg njëri-tjetrit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti 7.5, me epiqendër pranë qytetit San Felipe.

Autoritetet venezueliane kanë konfirmuar deri tani të paktën 32 viktima, ndërsa numri pritet të rritet. Tërmetet shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike, përfshirë edhe kryeqytetin Caracas, rreth 320 kilometra larg epiqendrës.

Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe shprehu ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit. Ajo tha se ekipet e emergjencës janë angazhuar në zonat më të prekura për kërkim-shpëtim dhe ndihmë për banorët.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA është e gatshme të ndihmojë Venezuelën, duke urdhëruar agjencitë federale të përgatiten për të ofruar mbështetje sa më shpejt. Ndihmë kanë ofruar edhe Brazili, Ekuadori, Panamaja dhe El Salvadori, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes pas katastrofës.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter