Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që të enjten, më 25 qershor vendi do të përfshihet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike.
Sipas parashikimit, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa mundësitë për reshje mbeten të vogla gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë, rreth 1 deri në 4 metra për sekondë.







