Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi i mëtejshëm i marrdhënieve mes dy vendeve

featured
Press Online
25 Qershor 2026, 06:39

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti ditën e sotme në një takim ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Ceyhun Erciyes.

Në takimin mes tyre u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Postimi:

Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama (@ediramaal), priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. B. Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s. 🇹🇷🤝🇦🇱

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter