Një bukë është faturuar me çmim prej 136 denarësh për një institucion të caktuar. Në vend që të faturohej një kilogram bukë, është faturuar një bukë e vetme, zbuloi Maksim Acevski, kryerevizor shtetëror, në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Top Tema” në TV Telma. Ai paralajmëroi se raporti do të publikohet së shpejti, përcjell PressOnline.al.
“Po flasim për atë që nënkupton qeverisja korporative dhe përgjegjësia korporative. A duhet të arrijmë në atë pikë që si biznesmenë privat të jetojmë në kurriz të shtetit, të përfitojmë nga shteti ose nga kategoria më e ndjeshme e shoqërisë, që janë studentët? Të faturoni në një mënyrë të tillë shërbimet që u ofroni konvikteve studentore është vërtet për të ardhur keq”, theksoi Acevski. (PressOnline.al)






