Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Itali

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 06:49

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po shqyrton mundësinë e çuarjes së Italisë në zgjedhje të parakohshme që në prill të vitit 2027, disa muaj para përfundimit kushtetues të mandatit parlamentar në fund të të njëjtit vit.

Siç shkruhet në mediat e huaja, Meloni po shqyrton skenarë të ndryshëm politikë, përfshirë shkuarjen në zgjedhje në pranverën e vitit të ardhshëm.

Të njëjtat burime raportojnë se Meloni ka frikë se sa më gjatë të mbetet qeveria në pushtet, aq më i madh është rreziku i rënies së popullaritetit të saj.

Në të njëjtën kohë, ajo është e shqetësuar se zgjedhjet shumë afër fundit të vitit 2027 do ta linin qeverinë e re me pak kohë për të përgatitur dhe miratuar buxhetin, i cili duhet të miratohet deri në fund të vitit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter