Edhe Dega II e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 23:07

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po thellohet përplasja për drejtimin e partisë, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku kërkesat për dorëheqje ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku po shtohen nga strukturat lokale.

Nënkryetari i Degës II të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka kërkuar publikisht në Debat Plus largimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, duke thënë se kjo është vendosur unanimisht brenda degës.

Në deklarimin e tij në Debat Plus, Dushi tha se pas një debati të brendshëm dhe analizës së rezultatit zgjedhor, Dega II ka dalë me qëndrim të qartë për nevojën e ndryshimit në krye të partisë.

“Dega e dytë sonte në mënyrë unanime, pas një debati të gjerë dhe të thellë, dhe analizimit të të gjitha rrethanave dhe analizimit të rezultatit të zgjedhjeve, i cili është i treti me radhë me radhë jo i mirë për LDK-në, unanimisht ka kërkuar edhe publikisht që kryetari Lumri Abdixhiku të jap dorëheqja nga pozita e kryetarit të LDK-së. T’i hap udhë ndryshimeve në këtë parit dhe lidershipit të ri”, ka thënë Dushi.

Ky qëndrim e rreshton Degën II të Prishtinës përkrah degëve të Pejës dhe Lipjanit, të cilat gjithashtu kanë kërkuar përgjegjësi politike dhe dorëheqje nga lidershipi qendror.

https://www.youtube.com/watch?v=huYL3j1pJ7g

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter