Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Botërori 2026/ Garë e egër për ‘Këpucën e Artë’, Messi ‘kërcënohet’ nga Mbappe dhe Halaand!

Press Online23 Qershor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në një Botëror që po prodhon emocione dhe spektakël, beteja për “Këpucën e Artë” po merr gjithnjë e më shumë vëmendje. Në krye të renditjes qëndron Lionel Messi me 5 gola, duke dëshmuar edhe një herë se magjia e tij vazhdon të ndriçojë skenën më të madhe të futbollit botëror.

Pas tij vijnë dy makineri golash: Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, të dy me nga 4 realizime. Francezi vazhdon të shfaqë shpejtësinë dhe instinktin vrasës para portës, ndërsa norvegjezi po konfirmon reputacionin si një nga sulmuesit më të frikshëm të epokës moderne.

Në anën tjetër, surprizon mungesa e golit nga Cristiano Ronaldo. Legjenda portugeze ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në këtë Botëror, por historia ka treguar se kampionët e mëdhenj nuk duhen nënvlerësuar kurrë. Me turneun ende të hapur, gara për golashënuesin më të mirë premton të mbetet një nga temat më të nxehta të ditëve në vijim. Për të vërtetuar këtë mjafton të përmendësh edhe Harry Kane, golashënuesin e 2018, që këtë Botëror e ka nisur me ‘dopietë’ kundër Kroacisë.

Me dopietën kundër Austrisë, Messi u bë gjithashtu golashënuesi më i mirë i historikut të Botërorëve, me 18 rrjeta të realizuara. 2 më shumë se Miroslav Klose, me të cilin ndante këtë rekord. Megjithatë shpejt u përgjigj Mbappe, që me dopietën kundër Irakut shkoi në kuotën e 16 golave në 3 Botëror ku ka marrë pjesë. Francezi mbetet edhe rreziku kryesor për Messi-n, pasi mosha 27-vjeçare e favorizon shumë.

Gjithsesi për Messi-n erdhën edhe superlative. Klose me të cilin ndante rekordin u shpreh se ‘argjentinasi është më i miri i historisë së këtij sporti’, ndërsa Ibrahimovic tha se për të vërtetuar madhështinë e tij ‘me 5 gola në 2 ndeshje’, mjafton fakti që ‘unë kam shënuar 0 gola në 2 Botëror’.

Previous Article“Londra po zien”, sekretari i OKB-së bën thirrje për veprime urgjente ndaj lëndëve djegëse fosile
Next Article Mashtrimet më të zakonshme online që po u marrin të dhënat miliona njerëzve!

Lajme të ngjashme

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

“Askush nuk flet për ta”: Thierry Henry përmend rivalët më të mëdhenj të Arsenalit për titullin e Ligës Premier

28 Nëntor 2026 SPORT

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

28 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.