Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Albumi i ri i Olivia Rodrigo thyen rekorde që në javën e parë duke…

Press Online23 Qershor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Olivia Rodrigo ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke kryesuar për herë të tretë renditjen prestigjioze të albumeve Billboard 200 me projektin e saj më të ri, You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love. Albumi, i publikuar më 12 qershor, debutoi menjëherë në vendin e parë të klasifikimit amerikan, duke grumbulluar 485 mijë njësi ekuivalente albumi në javën e parë. Ky rezultat përbën javën më të suksesshme të karrierës së artistes dhe debutimin më të mirë për një album solo gjatë këtij viti.

Suksesi i albumit u mbështet edhe nga publikimi i 15 versioneve të ndryshme fizike. Veçanërisht të forta rezultuan shitjet, të cilat arritën në 164 mijë kopje, duke shënuar javën më të mirë të Olivia Rodrigos në këtë format dhe njëkohësisht performancën më të fortë të shitjeve të vinileve nga një artiste femër gjatë vitit. Kjo është hera e tretë që këngëtarja arrin të kryesojë Billboard 200. Më parë ajo kishte debutuar në vendin e parë me albumin Sour në vitin 2021, i cili regjistroi 295 mijë njësi, ndërsa në vitin 2023 përsëriti suksesin me Guts, që grumbulloi 302 mijë njësi në javën e parë.

Përpara publikimit të albumit të ri, Rodrigo prezantoi dy këngë që tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut. Drop Dead arriti të kryesojë klasifikimet muzikore, ndërsa The Cure u rendit deri në vendin e pestë. Artistja po përgatitet gjithashtu për turneun e saj të ardhshëm koncertor, The Unraveled Tour, i cili do të nisë më 25 shtator në Hartford. Turneu do të përfshijë qytete të ndryshme në Amerikën e Veriut përpara se të zhvendoset në Evropë gjatë vitit 2027.

Ndërkohë, suksesi i albumit të ri ka sjellë ndryshime edhe në renditjen e Billboard 200. Albumi i Olivia Rodrigos ka zbritur nga vendi i parë Drake me albumin Iceman, i cili kishte qëndruar në krye për katër javë radhazi dhe tashmë renditet në vendin e dytë. Në pozicionin e tretë renditet Dandelion i Ella Langley, ndërsa pesëshja e parë plotësohet nga I’m the Problem i Morgan Wallen dhe The Great Divide i Noah Kahan. Me këtë debutim rekord, Olivia Rodrigo konfirmon edhe një herë statusin e saj si një nga artistet më të suksesshme dhe më me ndikim të muzikës pop në nivel global.

Previous ArticleTurqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s
Next Article Mjekësi, kur stresi arrin deri te lëkura/Një mënyrë e re për ta kuptuar!

Lajme të ngjashme

Bes Kallaku flet për lidhjen e re: Tani jam më i lumtur se kurrë

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

U ka kënduar në dasma “të gjithë” Shqipërisë, por Artjola Toska tregon se pse nuk bëri kurrë dasmë për vete

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.