Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 10:48

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila ndaj dy subjekteve të ndryshme për shkelje të rregullave për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas njoftimit, njëra gjobë prej 200 eurosh është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa gjoba tjetër i është vendosur një biznesi që ka hedhur mbeturina biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.

Inspektorati u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit.

Po ashtu thuhet se kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter