Të flasë për borxhin publik një qeveri e cila deri para dy vitesh ishte në pushtet dhe që gjatë periudhës së qeverisjes së saj e ka dyfishuar gjithçka që kishin marrë borxh të gjitha qeveritë që nga pavarësia, është paksa e papërshtatshme, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së, në debatin e mbrëmshëm në “Top tema” në TV Telma, përcjell PressOnline.al.
“Në vitin 2018, si shtet kemi marrë euroobligacion prej 500 milionë eurosh, në vitin 2020 – 700 milionë euro, në vitin 2021 – 700 milionë euro, në vitin 2023 – 500 milionë euro; euroobligacione të marra nga qeveria e kaluar me periudhë përkatëse grejs për pagesë, që të kalojë mandati i tyre dhe shlyerja t’i bjerë ndonjë qeverie të ardhshme.
Për fat të mirë, Qeveria e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it ka plan, parashikueshmëri dhe analizë, dhe këto detyrime të maturuara po servisohen brenda afatit ligjor, në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Petrushevski. (PressOnline.al)







