Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar një rënie të lehtë edhe për ditën e sotme, sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).
Nafta (dizel) është caktuar në 1.38 euro për litër, që është 1 cent më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishte 1.39 euro për litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 1.33 euro për litër, ndërsa gazi mbetet në 0.67 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.







