Dyshime për një mjet shpërthyes në Prishtinë, bllokohet zona rreth Stacionit të Autobusëve

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 03:17

Policia e Kosovës ka evakuuar qytetarët që ndodheshin brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se informacioni për mjetin e dyshuar është pranuar rreth orës 18:00, me ç’rast njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

Aktualisht, zona mbetet e rrethuar ndërsa autoritetet kompetente po kryejnë verifikimet e nevojshme.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.  Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti per Portalin Dukagjini.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter