Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit gjatë një performance speciale në ambientet e Soho House.

Artistja publikoi në Instagram një seri fotografish dhe videosh nga mbrëmja, ku u shfaq me një stil elegant dhe plot finesë. Rita kishte zgjedhur një fustan në nuanca bezhë dhe të bardhë, i cili tërhoqi vëmendje jo vetëm për dizajnin e rafinuar, por edhe për një detaj të veçantë në formë shamie që zgjatej pas shpinës, duke i dhënë pamjes një prekje unike dhe moderne.

E kuruar deri në detaj, këngëtarja u shfaq në formën e saj më elegante, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një ikonë stili në skenën ndërkombëtare.
Përveç fotografive, Rita ndau me fansat edhe pamje nga performanca e saj akustike, ku atmosfera intime dhe energjia e mbrëmjes u pritën me entuziazëm nga të pranishmit.

Në një nga postimet, ajo falënderoi organizatorët e eventit me një mesazh të ngrohtë.
Faleminderit Soho House që më lejoni gjithmonë të vij dhe të bëj një set akustik spontan. Është fjalë për fjalë gjëja ime e preferuar në botë
-shkroi artistja.

Postimet e saj morën mijëra pëlqime dhe komente, me ndjekësit që vlerësuan si zërin ashtu edhe paraqitjen e saj elegante.
Ndërkohë, Rita zbuloi gjithashtu se e pret një tjetër angazhim i rëndësishëm muzikor, duke njoftuar fansat se do të ngjitet në skenë këtë fundjavë në një festival, duke vazhduar kështu një verë të mbushur me performanca dhe projekte të reja muzikore.







