Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të shtunë, 21 qershor, në ditën e 21-të për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë.
Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. Pjesë e protetsës së ditës së sotme janë bërë edhe qytetarët shqiptarë të kthyer nga vendet ku kanë emigruar.
Ata kanë paraljmëruar prej disa ditësh se protesta e sotme është kombëtare.
As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.







