“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës

featured
Press Online
20 Qershor 2026, 14:20

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pas thirrjeve në sheshe dhe rrugë nga protestuesit, për burgosjen e tij dhe të kryeministrit Edi Rama. Slogani “Rama në burg, Berisha në burg”, është ndër refrenet kryesore të protestës 21-ditore që ka ndezur Tiranën.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se ata që thërrasin për burgosjen e tij, janë ‘opozitë e opozitës’.

Megjithatë tha Berisha ai nuk shqetësohet nga thirrjet në kor, ndërsa shtoi se PD do të mbështesë protestën dhe qytetarët të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha: Këta që thërrasin janë opozitë e opozitës. Kjo ndihmon Edi Ramën sepse krahason të pakrahasueshmen, por kjo nuk më ka penguar kurrë që të mbështes me të gjitha potencialet protestën.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter