Kryeministri Edi Rama është këtë të premte në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se së shpejti do të kemi edhe linjën direkte me SHBA- në.
Ai nënvizoi se aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve.
Rama: Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi linjën direkte me SHBA. Edhe në raport me këtë objektiv është bërë një përparim. Të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme. Mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Mjafton shifra e ndryshuar e 9 viteve, nga 2016-2025, për të kuptuar çfarë rritje marramendëse ka ndodhur me aeroportin e Tiranës.
Në vitin 2016, kur nisi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit, më pak se 10 vite më vonë numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë. Ne e parashikojmë të kalojë në mbi 100 mijë fluturime në fund të kësaj dekade. Nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Është një ndër aeroportet e para që ka hedhur hapin e kalimit të digjitalizuar, ndërkohë që së shpejti po këtu ne do të hapim një kapitull të ri të transformimit digjital të aeroportit. Kapitullin e portave digjitale, që do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë kontroll nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike shqiptare. Për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në aeroportin e Rinasit, të jetë hyrje si në shtëpinë e tyre.
/vizionplus.tv







