Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të premte, 19 qershor, në ditën e 20-të për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë.
Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.
As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.







