2.41 miliardë denarë për punësim: Durmishi paralajmëron mijëra vende të reja pune

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 16:36

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka prezantuar në Strugë Planin Operativ për Punësim 2026, të cilin e ka cilësuar si një program të rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për punësim, vetëpunësim dhe zhvillim profesional në mbarë vendin.

“Para qytetarëve të Strugës, prezantova Planin Operativ për Punësim 2026, një program që synon të krijojë mundësi të reja për punësim, vetëpunësim dhe zhvillim profesional për mijëra qytetarë në mbarë vendin”, deklaroi Durmishi.

Sipas tij, programi parashikon përfshirjen e 10.352 personave në masa dhe programe aktive të punësimit, me një buxhet të përgjithshëm prej 2,41 miliardë denarësh.

“Qëllimi ynë është i qartë: më shumë vende pune, mbështetje për të rinjtë, gratë, personat e papunë afatgjatë dhe nxitje e sipërmarrjes vendore. Përmes këtij plani, investojmë në kapitalin më të rëndësishëm që ka vendi ynë, njerëzit”, theksoi ministri.

Ai shtoi se diskutimi me qytetarët e Strugës ka qenë i hapur dhe konstruktiv, duke u fokusuar në nevojat dhe prioritetet e tregut të punës.

“Faleminderit qytetarëve të Strugës për mikpritjen dhe diskutimin e hapur. Së bashku po ndërtojmë një ekonomi më të fortë dhe një të ardhme me më shumë mundësi për secilin”, përfundoi Durmishi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter