Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka replikuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit tha se Meloni e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës.
Në një video të publikuar në platformën X, Meloni hodhi poshtë pretendimet e Trump, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të sajuara.
Ajo shprehu habi për mënyrën se si presidenti amerikan, sipas saj, po sillet ndaj aleatëve të SHBA-së, duke theksuar se mungesa e një qëndrimi të fortë ndaj kundërshtarëve të Perëndimit është shqetësuese.
“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të pavërteta. Jam e shokuar. Nuk e kuptoj pse presidenti i SHBA-ve sillet kështu me aleatët e tij. Është për të ardhur keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të SHBA-së. Por duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk lypim kurrë”, u shpreh Meloni.
Io e l’Italia non imploriamo mai. pic.twitter.com/sTpKlqWB67
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) June 19, 2026
Nga ana tjetër, Trump kishte deklaruar se Meloni “ndoshta ishte e lumtur” pas bisedës me të dhe se ajo e kishte kërkuar vetë një foto gjatë takimit.
“Nuk isha i detyruar të flisja me të. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të”, u shpreh Trump.







