Akuzohet për baste, lojtarit i ndodh e papritura para sfidës me Gjermaninë në Botëror!

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 00:04

Elye Uahi nuk është lejuar që të futet në Kanada. Kështu nuk do të jetë në dispozicion të Bregut të Fildishtë për ndeshjen me Gjermaninë në Botëror.

Arsyet janë administrative siç edhe federata ka njoftuar. Kujtojmë se Uahi është në qendër të vëmendjes dhe duke u hetuar për një çështje që lidhet me baste. Madje është marrë në pyetje nga policia franceze.

“Lejet administrative të nevojshme për hyrjen e tij në territorin kanadez nuk kanë mundur të sigurohen deri në këtë fazë. Për këtë arsye, Elye Uahi do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara në pritje të kthimit të ekipit. Në këtë periudhë veçanërisht të vështirë, federata i ofron lojtarit mbështetjen e saj të plotë dhe i rikonfirmon besimin. Elye Uahi mbetet një element i rëndësishëm i përfaqësueses kombëtare të Bregut të Fildishtë”, shkruan federata.

LEXO EDHE: Lotët e Messit pas tripletës në ndeshjen kundër Algjerisë/ Zbulohet drama personale që e preku aq shumë

Hetimi për të është në lidhje me një karton të verdhë që mori gjatë ndeshjes Nis-Metz. Ky karton dyshohet se ishte i qëllimshëm dhe lidhet me baste.

LEXO EDHE: Meguajër i zhgënjyer pasi mbeti jashtë Anglisë, flet sërish për telefonatën me Tuhel!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter