Përleshje fizike në Prishtinë, tre persona të lënduar

featured
Press Online
18 Qershor 2026, 23:17

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit për Kryeqytetin Enis Pllana.

Ai tha se dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Pllana.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter