E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë mjekja nutricioniste Matina Çobo, Ajo ka folur më shumë mbi ushqyerjen tani që po afron vera dhe ndryshimet metabolike që ndodhin tek trupi ynë.
Si ta dallojmë kur një produkt deti është i mirë, sepse gjatë verës kemi dhe raste helmimi?
Një temë tjetër e verës është dhe ruajtja e ushqimeve, sepse është një temperaturë 20-40 gradë që normalisht edhe në verë edhe në dimër favorizohet rritja e baktereve. Në përgjithësi të gjitha ushqimet, sidomos ato që janë të papërpunuara, pra mishi, veza, djathi, peshku, kanë më shumë baktere natyshëm. Dhe nëse i nënshtohen një temperature 20-40 gradë dhe lihen në këtë temperaturë, ne favorizojmë që këto baktere të shtohen. Pra është fiziologjia natyrale e mikrobiologjisë. Kështu që nëse ne i lëmë jashtë, ato favorizojnë prishjen e tyre. Mund të krijohet një lloj shtrese si një shtresë mat mbi frutat e detit. Kjo është një shenjë që nuk është e freskët. Freskia e frutave të detit apo e peshkut, baraz me shkëlqim të lëkurës në sipërfaqen e tyre. Tek peshqit, syri është komponent shumë i rëndësishëm i freskisë. Duhet të jetë i qartë, transparent. Syri nuk duhet të jetë i turbullt, sepse turbullimi do të thotë se ka filluar prishja ose nuk është më i freskët. Pastaj sigurisht që dhe aroma nuk gënjen.







