Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve.
Dokumenti, i përbërë nga 14 pika, parashikon që të dyja palët të vazhdojnë negociatat për të arritur një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve të ardhshme. Afati mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve.
Marrëveshja përfshin gjithashtu rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit dhe angazhimin e SHBA-së për të hequr të gjitha llojet e sanksioneve ndaj Teheranit.
Presidenti Trump, i cili ka paralajmëruar Iranin që të respektojë kushtet e marrëveshjes, nënshkroi versionin fizik të dokumentit gjatë një darke të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin e Versajës.
Një ceremoni zyrtare nënshkrimi me përfaqësues të SHBA-së dhe Iranit ishte planifikuar të zhvillohej po të premten, por ende nuk është e qartë nëse ajo do të mbahet sipas planit.







