Kaleb Cooper ka reaguar publikisht pasi Jeremy Clarkson zbuloi se është diagnostikuar me kancer të prostatës, duke i dërguar një mesazh mbështetës mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë.
Ylli i emisionit televiziv “Clarkson’s Farm” u shpreh se lajmi e ka prekur, por theksoi se Clarkson po e përballon situatën me forcën dhe humorin që e karakterizon prej vitesh.

Sipas mediave britanike, Cooper tha se Jeremy është një person shumë i fortë dhe se beson se do ta kalojë edhe këtë sfidë, ndërsa shtoi se të gjithë ata që punojnë pranë tij po i qëndrojnë pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Clarkson, 66 vjeç, bëri të ditur së fundmi se mjekët i kanë zbuluar kancer të prostatës në një fazë të hershme, pas kontrolleve rutinë shëndetësore. Ai ka theksuar se diagnoza erdhi në kohë dhe se trajtimi ka nisur menjëherë.

Prezantuesi i njohur ka përdorur platformën e tij për të ndërgjegjësuar burrat mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore, duke pranuar se shumë njerëz shpesh i neglizhojnë simptomat ose analizat parandaluese.
Ndërkohë, deklarata e Kaleb Cooper ka prekur fansat e serialit, të cilët kanë vlerësuar miqësinë e sinqertë që dyshja ka ndërtuar gjatë viteve në fermën e famshme Diddly Squat.
Mesazhet e mbështetjes për Clarkson kanë ardhur nga kolegë, miq dhe ndjekës të shumtë, ndërsa publiku shpreson që ai të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në projektet e tij televizive.







