Një moment gjatë samitit të G7 tërhoqi vëmendjen të martën, kur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, foli për vendimin e saj për të lënë duhanin.
Gjatë një bisede informale, kancelari gjerman Friedrich Merz e pyeti nëse kishte pirë tashmë një cigare atë mëngjes. Meloni iu përgjigj se nuk kishte pirë duhan “që nga 1 maji”, duke zbuluar se e ka ndërprerë këtë zakon prej më shumë se një muaji.
Deklarata e saj u prit me entuziazëm nga disa prej liderëve të pranishëm, përfshirë përfaqësuesit e Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Japoni dhe Bashkimi Evropian, të cilët e përgëzuan për vendimin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=F6eKREIYous
Meloni reagoi duke ngritur duart në shenjë feste, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney e pyeti me humor: “A po përdor ndonjë patch nikotine?”, duke prekur krahun e tij për të ilustruar pyetjen.
Momenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah atmosferën miqësore mes liderëve gjatë samitit.
/vizionplus.tv







