Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste, detajet e para

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 09:20

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, nën dyshimin për sulme terroriste. Sipas informacioneve të deritanishme, të arrestuarit ishin të vendosur në Romë dhe gjithashtu aktivë në Milano dhe Napoli.

Aktakuza përfshin sulme ndaj infrastrukturës publike. Dy nga të arrestuarit akuzohen se, katër muaj më parë, kanë vendosur pajisje shpërthyese në linjën hekurudhore që lidh Romën dhe Firencen.

Dëmi nga ky sulm u vlerësua në 455,000 euro. Sipas prokurorëve, ky sabotim lidhej me Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina të këtij viti dhe me protestat dhe reagimet e dhunshme nga komuniteti anarkist kundër kushteve të ashpra të burgut të anarkistit italian Alfredo Cospito .

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter